ATSH-DPA/ – Policia rumune gjobiti një shofere për tejkalim shpejtësie, e cila shpjegoi se duhej të nxitonte ose torta e saj do të digjej.

Gruaja në Rumani e kishte lënë tortën në furrë, një ditë para Pashkëve Ortodokse.

Policia vuri në dukje se ajo po ngiste me 176 kilometra në orë, shumë shpejt për një rrugë të ngushtë fshati, në juglindje të vendit.

”Shoferja kishte testuar kufijtë e fizikës me atë shpejtësi dhe ishte përpjekur ta justifikonte atë me një dramë kulinare”, tha Inspektorati i Policisë së Qarkut të Konstancës në një postim në Facebook.

Ajo tha se po piqte kozonakun tradicional, një tortë rumune me maja të bërë me rrush të thatë ose arra për Pashkë.

Të krishterët kryesisht ortodoksë në Rumani po festojnë Pashkët këtë fundjavë, një javë pas katolikëve dhe protestantëve.

Gruaja u gjobit 410 dollarë, të cilat policia tha se do të ishin të mjaftueshme për “20 kozonakë të pjekur me cilësi të lartë”.

”Për më tepër, leja e saj e drejtimit është pezulluar për katër muaj, kështu që ajo tani ka kohë të mjaftueshme si këmbësore për të mësuar të gjitha sekretet e pjekjes”, thanë oficerët./  a.jor.