Rama shprehu bindjen e patundur në misionin historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar.

“Mirëmëngjes dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Partia Socialiste zhvillon sot festën e 35-vjetorit në orën 17:30 në sheshin “Italia”.