Kjo ditë nderon sakrificat dhe kontributet e mbi 200 milionë punëtorëve emigrantë në të gjithë botën, të cilët u dërgojnë para familjeve dhe komuniteteve të tyre në vendet e origjinës.
Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), pothuajse 700 miliardë dollarë dërgohen çdo vit në formën e remitancave në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, duke përfaqësuar një fluks financiar të madh, të qëndrueshëm dhe të besueshëm që tashmë mbështet miliona familje rurale.
Vlerësimet sugjerojnë se rreth një e treta e këtyre remitancave arrijnë në zona rurale. Krahas sipërmarrësve dhe investitorëve të diasporës, remitancat janë një burim i nënvlerësuar i financimit privat për zhvillimin rural, me potencial të pashfrytëzuar për të nxitur sipërmarrjen, punësimin dhe transformimin ekonomik lokal.
Dita Ndërkombëtare e Remitancave Familjare 2026 është konceptuar si një thirrje për veprim për institucionet publike, sektorin privat dhe shoqërinë civile për të përqendruar përpjekjet kolektive në mënyrën se si remitancat mund të mbështeten më mirë për të nxitur qëndrueshmërinë e familjeve, mundësi pune të denja, punësim dhe sipërmarrje në komunitetet rurale, veçanërisht për gratë dhe të rinjtë.
OKB thotë se, aty ku mungojnë mundësi të tilla, presioni ekonomik mund ta bëjë migrimin një domosdoshmëri dhe jo një zgjedhje. /j.p/r.e/



























