ATSH-AFP/ – Të paktën 212 vdekje të regjistruara midis të dielës dhe të hënës mund t’i atribuohen valës së të nxehtit që goditi Spanjën, sipas të dhënave të publikuara nga instituti shëndetësor ”Carlos III” në Madrid.
Këto vlerësime bazohen në një sistem të quajtur “MoMo” (Monitorimi i vdekshmërisë), i cili mbledh numrin e vdekjeve në Spanjë në baza ditore dhe llogarit diferencën midis vdekshmërisë aktuale dhe vdekshmërisë së parashikuar bazuar në të dhënat historike.
Gjithashtu përfshin faktorë të tillë si temperaturat e raportuara nga Agjencia Kombëtare Meteorologjike.
Sot, asnjë rajon i Spanjës nuk ishte nën alarm për nxehtësi portokalli ose të kuqe, sipas Agjencisë Kombëtare Meteorologjike (Aemet).
Para kësaj, e hëna (temperatura mesatare 28,17°C) dhe e marta (28,08°C) ishin qershorët më të nxehtë të regjistruar në Spanjë që nga viti 1950, njoftoi Aemet të mërkurën.
Vitin e kaluar, qershori 2025 ishte qershori më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, sipas Aemet.
Midis mesit të majit dhe fundit të shtatorit 2025, 3 832 vdekje në vend iu atribuan nxehtësisë duke përdorur të njëjtin sistem MoMo.
Spanja, një vend në vijën e parë të ngrohjes globale në Evropë, është mësuar me temperatura ekstreme, por vitet e fundit është përballur me një rritje dhe intensifikim të valëve të nxehtësisë./ a.jor.



























