Banorët e rrugës së Lagjes së Spitalit në Peqin janë njohur me projektin për rehabilitimin e aksit rrugor, ndërsa kanë përcjellë edhe problematikat dhe shqetësimet e tyre lidhur me investimin.
Gjatë dëgjesës publike, kryetari i Bashkisë Peqin, Bukurosh Maçi, tha se rehabilitimi i kësaj rruge merr një rëndësi të veçantë edhe për shkak të përfundimit të spitalit, i cili pritet të shërbejë si spital rajonal për fëmijët me aftësi ndryshe.
Maçi e cilësoi problematikën e kësaj rruge si një shqetësim të hershëm për banorët e Peqinit, duke theksuar se bashkia synon t’i japë zgjidhje përmes investimit në infrastrukturë.
“Për vite me radhë, kjo rrugë ka qenë një gangrenë për të gjithë banorët e Peqinit”, shprehet kryebashkiaku Maçi, ndërsa shton se synimi është krijimi i një infrastrukture më të denjë dhe funksionale për qytetarët.




























