ATSH/ Dinamo City ka fituar minimalisht mbrëmjen e sotme takimin përballë Skënderbeut, me gol të shënuar në minutën e dytë shtesë nga Farruku.
Skënderbeu vinte në përballjen e sotme pas barazimit 2-2 të arritur me përmbysje dyfishe në transfertën e vështirë ndaj Vllaznisë në javën hapëse të kampionatit, ndërsa Dinamo City pas humbjes minimale në shtëpi përballë Vorës.
Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat, me një Dinamo më sulmuese e me Skënderbeun të mirëvendosur në mbrojtje.
Pjesa e dytë u bë më interesante dhe më me ritëm, me sulme e kundërsulme nga të dyja ekipet.
Dinamovitët gjetën dy herë rrjetën por panë në të dy rastet t’u mohohej goli nga VAR-i, ndërsa tronditën edhe traversën me Malomon, Ndërkohë, u deshën disa pritje të Teqjes për të ndalur sulmuesit e korçarëve nga ana tjetër e fushës.
Në minutën e 53-të pas një kundërsulmi dinamovit Malomo godet traun e portës, ndërsa në minutën e 60-të Lorenco Vila shënoi për Dinamon një supergol me një goditje nga jashtë zone, por që u anulua nga sistemi VAR, për një faull të shkaktuar në nisje të aksionit.
Në fund, Dinamo mbeti me 10 lojtarë pas të kuqit të Qardakut. Me të kuq doli edhe trajneri Ilir Daja.
Takimi Skënderbeu-Dinamo City, i luajtur në Elbasan Arena, ka përmbyllur sot javën e dytë të kategorisë Abissnet Superiore.
Pas Javës së dytë kampionatin e kryeson Egnatia me 6 pikë të plota, e ndjekur nga Teuta e KF Laçi me nga 4 pikë, FK Vora e Dinamo City 3 pikë, Vllaznia e AF Elbasani me 2 pikë, Skënderbeu e Partizani me 1 pikë, Tirana me 0 pikë.
Kategoria Superiore, Java 2
Partizani – KF Laçi 1-2
AF Elbasani – Vllaznia 1-1
Teuta – Tirana 3-1
Vora – Egnatia 1-3
Skënderbeu – Dinamo City 0-1
JAVA 3 – Kalendari i ndeshjeve:




























