ATSH/ Vendimi i Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së ka sjellë reagime edhe nga bota e sportit. Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

Xhaka ka publikuar në Instagram një poster ku shfaqen katër ish-drejtuesit e UÇK-së, së bashku me mesazhet “Mos e Harroni Historinë!”, “Jo në emrin tim” dhe “Liria e tyre është nderi ynë”.

Në një tjetër postim, ku shfaqet Kadri Veseli, ish-futbollisti shqiptar ka shkruar: “Gjithmonë me ju”.

Reagimi i Xhakës vjen një ditë pas shpalljes së aktgjykimit të shkallës së parë nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Hashim Thaçi u dënua me 25 vite burgim, Kadri Veseli me 18 vite, Rexhep Selimi me 13 vite dhe Jakup Krasniqi me 25 vite burgim.

Taulant Xhaka, me origjinë nga Kosova, ka përfaqësuar për vite Kombëtaren shqiptare, ndërsa vëllai i tij, Granit Xhaka, është kapiten i Zvicrës. Dy vëllezërit kanë luajtur së bashku edhe te Basel.

/e.xh/a.f/r.e/