Sipas ministrit të Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ky proces vjen në vijim të punës së specialistëve të IKTK-së, të cilët kanë identifikuar më herët rrënoja arkeologjike në zonën e Trojasit.
Përmes identifikimit të anomalive gjeofizike, synohet përcaktimi më i saktë i zonave me potencial arkeologjik, duke krijuar bazën për dokumentimin dhe studimin e mëtejshëm të strukturave të mundshme të ruajtura nën sipërfaqe. Rezultatet e matjeve do të shërbejnë si bazë për orientimin e kërkimeve të ardhshme në terren. /j.p/



























