ATSH-DPA/ – Reperi Kanye West raportohet se po përfundon fushatën presidenciale të nisur më 4 korrik.

“Ai është jashtë kësaj fushate”, theksoi këshilltari i tij politik Steve Kramer.

Kramer u thirr për të ndihmuar West-in në votimet e nëntorit.

Performuesi i ”Gold Digger” shpresonte të sfidonte kandidatin demokrat, Joe Biden dhe presidentin aktual Donald Trump, të cilin West dikur e mbështeste me zell.

Kramer deklaroi se ”fillimisht kishte shumë emocione pas kandidimit të West-it, por momenti duket se ka ndalur”.

West ka humbur afatin e fundit për t’u votuar në disa shtete, përfshirë Nevadan.

Sipas raportit, stafi që u regjistrua për të filluar kandidaturën e pamundur të West ishte i zhgënjyer.  /os/