Shqipëria gjithnjë e më shumë njihet në botë si një vend turistik, i mbushur me bukuri natyrore që zbulohen dalëngadalë. Peizazhi natyror i larmishëm i vendin tonë ofron të gjitha llojet e turizmit. Kanioni i Llëngës në Trebinjë të Pogradecit, është një tjetër bukuri natyrore shqiptare, që krahas historisë dhe kulturës që mbart në vetvete kjo zonë ka potenciale dhe ofron mundësi të mëdha për turizmin malor.
Kanioni i Llëngës i quajtur ndryshe si “Gryka e Gurit” ndodhet në zonën e Mokrës, në afërsi të Kishës së Shën Marenës, rreth dy e 30 minuta larg qytetit të bukur liqenor të Pogradecit.
Kanioni është i gjatë rreth 1 km dhe ka një gjerësi prej 15 deri 20 metra e gjerë. Ajo përbën një bukuri të rrallë me shpate mali që bien thikë në një lartësi rreth 50-60 m mbi hullinë e kanionit. Gjithashtu, një reliev të ngjashëm ka edhe një tjetër kanion më i vogël përsëri në afërsi të fshatit Llëngë.
Vizitorë dhe turistë që frekuentojnë pushimet në liqenin e Pogradecit kanë mundësinë të shijojnë edhe një udhëtim në natyrë drejt kësaj zone fantastike.
Kanioni është nga ato destinacione që ngjall interes të madh për turizmin e aventurës dhe sot është një vend i frekuentuar shpesh nga dashamirësit e natyrës dhe gjatë fundjavës.