Gjatë mesnatës ka rënë zjarr në një pallat në Fier, duke alarmuar banorët.

Siç njofton policia, ka marrë flakë një makinë në bodrumin e një pallati, e për pasojë janë përfshirë nga flakë edhe disa mjete të tjera.

FNSH dhe Polica kanë evuakuar menjëherë banorët teksa zjarrfikëset kanë punuar për fikjen e flakëve.

Njoftimi i policisë: Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 23:50, në bodrumin e një pallati ku ka të parkuara mjete, dyshohet se në një automjet ka rënë zjarr e për pasojë janë përfshirë nga flaket edhe disa mjete të tjera.

Në vëndngjarje ndodhen punonjës të shërbimit zjarrfikës, të policisë, FNSH dhe ambulanca dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë Fier dhe të FNSH po vijojnë me shpejtësi evakuimin e banorëve nga pallati.

Grupi hetimor ndodhet ne vendngjarje dhe po punon per sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit.