ICC bashkë me Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan, është sensibilizuar ditën e sotme duke dhuruar për Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, maska, doreza dhe dezifektues, duke qene se edhe policia është ndër ata të cilët ndodhen në vijën e parë të luftës kundër Covit 19. Nëndrejtori i DVPE, Albert Nushi, falenederoi shoqatat të cilët mundësua këtë dhurim.

Ndërsa ICC dhe Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar Elbasan, gjatë këtij dhurimi nuk kanë nguruar pa shprehur falenderimet për punën që po bëhet dhe se sensibilizime të tilla do të vijojnë.

Veç policisë, mirënjohje në këtë periudhë janë shprehur edhe për mjekët, të cilët ndodhen në vijën e parë të luftës me Covid 19 dhe për të gjithë ata të cilët gjendën cdo ditë pranë njerëzve në nevojë në këtë periudhë të vështirë në të cilën gjendet vendi.

Elbasaninews.tv

https://www.youtube.com/watch?v=JhXJxR2Jr50