17 vjeçari shqiptar Daniel Gjinaj ka humbur që prej 20 gushtit në Angli dhe policia është vënë në kërkim të tij.

Për herë të fundit 17 vjeçari shqiptar u pa duke lënë Worthing dhe udhëtoi me tren për në Brighton, ku edhe mendohet se duhet të jetë.

Kjo nuk është hera e parë që i riu humbet, pasi edhe në gusht të vitit të kaluar ai u shpall i humbur nga mediat britanike.

Danieli është i dobët dhe me pak flokë, ndërsa policia ka vendosur një numër ku mund të kontaktojnë personat që e kanë parë shqiptarin.newsbomb