“Me hidhërim të thellë mësova lajmin e trishtuar për ndarjen nga jeta të ish sportistit, trajnerit dhe mikut të mirë Shkëlqim Troplini. Në këtë çast të trishtuar, gjej rastin që të ngushëlloj familjen, miqtë dhe veçanërisht dy djemtë Rejnaldon dhe Euxhenjon (të dy lojtarë të Erzenit), për humbjen e njeriut të dashur”, u shpreh Duka.
“Shkëlqim Troplini ka qenë një ndër kampionët e njohur në sportin e mundjes, duke arritur në nivele të larta deri në kampion kombëtar”, tha Duka.
“Një periudhë të gjatë ka qenë edhe zv/trajner i Erzenit duke u shquar për përkushtimin dhe seriozitetin e tij”, theksoi Duka.
“Për të gjithë sa ka bërë në fushën e sportit do të mbetet i paharruar”, përfundoi mesazhin e tij të ngushëllimit Presidenti i FSHF-së, Armand Duka. /a.a/


























