Testet olimpike do të rifillojnë në mars, theksuan sot organizatorët e Tokio-2020, ndërkohë që ata vazhdojnë planet e tyre për organizimin e Lojërave Olimpike këtë verë, pavarësisht rritjes së infektimeve me koronavirusin e ri në botë.
Shumica e ngjarjeve, që shërbejnë si përsëritje e përgjithshme për secilin sport, janë zhvilluar tashmë përpara se vendimi historik të merrej marsin e kaluar për të shtyrë Olimpiadën me një vit, kur pandemia ishte përhapur në planet.
Por 18 prej tyre duhet të zhvillohen ende, ngawater-polo tek çiklizmi në pista, duke përfshirë një përsëritje të maratonës olimpike që u zhvendos nga Tokio në qytetin verior të Sapporos.
Një numër i rëndësishëm i testeve, pjesa më e madhe e të cilave mes prillit dhe majit, do të vlerësojë masat e vendosura në kuadër të planit të urgjencës lidhur me COVID-19″, deklaroi Yasuo Mori, zëvendësdrejtor i Zyrës Operative të Lojërave.
“Për provat e mëdha të tipit të konkurrencës, atletët do të vijnë në Japoni nga vende të huaja dhe këto teste do të zhvillohen me spektatorët”, deklaroi ai për gazetarët.