Federata Shqiptare e Futbollit fillon procesin e licencimit për sezonin 2021-2022.
Me anë të një njoftimi për shtyp FSHF thekson se, “Sektori i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit informon të gjithë klubet dhe opinionin publik se ka filluar procesi i licencimit të klubeve aplikante për një licencë në kompeticionet e FSHF-së dhe UEFA-s për sezonin e ardhshëm 2021-2022. Ky proces do të përmbyllet më 31 Mars 2021, sipas afateve të vendosura nga UEFA”.
“Gjatë kësaj periudhe klubet aplikante për licencë duhet të paraqesin në Sektorin e Licencimit në FSHF të gjithë dokumentacionin e kërkuar për të përmbushur pesë kriteret që kërkohen për të përmbyllur me sukses këtë proces. Duke filluar me kriterin sportiv, atë infrastrukturor, administrativ, ligjor dhe kriterin financiar, i cili është edhe kriteri me peshë specifike në raport me kriterët e tjerë”, shton FSHF.
“Ashtu si edhe në vitin e shkuar, Sektori i Licencimit do të organizojë seminare dhe takime bilaterale me të gjithë klubet aplikante për licensë, për t’i asistuar dhe ndihmuar në këtë proces”, përfundon FSHF