Ministri i Jashtëm Italian, Luigi Di Maio, zhvillon sot një vizitë në Kosovë, ku është takuar edhe me homologen e tij, Meliza Haradinaj-Stublla. Takimin e parë Di Maio e zhvilloi me trupat italiane që shërbejnë në kuadër të KFOR-it. Në këtë takim kryediplomati italian tha se Komisioni Evropian duhet të ketë iniciativë të dedikuar për sjelljen e vaksinave në Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, Ballkani është një sinjal i afërsisë dhe i solidaritetit, ndaj duhet të sigurohet mbulimi në kohë i vaksinës.
Mes të tjerash Di Maio shpjegoi ndër të tjera se për këtë çështje kishte pasur edhe një bisedë me Komisionerin Varhelyi, të cilit i ka shpjeguar se një iniciativë e tillë do të bënte të mundur që “Së pari; të sigurojë mbulim adekuat të vaksinimit edhe në vendet e Ballkanit Perëndimor, në interes të Evropës dhe veçanërisht Italisë. Dy, t’u japim partnerëve tanë në Ballkan një sinjal të rëndësishëm të afërsisë dhe solidaritetit konkret, në përputhje me mbështetjen tonë për rrugën evropiane të atyre vendeve; tre, për të shmangur që një vakum i iniciativës evropiane të plotësohet nga aktorë të tjerë konkurrues.”/CNA.al


























