Ai preferonte forma dhe motive gjeometrike, shpesh duke injoruar formën femërore.
Ai përparoi në modën unisex, ndonjëherë eksperimentale dhe jo gjithmonë praktike.
Po, çfarë e shndërroi atë në legjendë? Janë shumë arsye, të paktën 10.
Pasi u përzgjodh nga Christian Dior dhe Elsa Schiaparelli u pa qartë se Pierre Cardin nuk do të ishte vetëm një stilist modest, por një novator.
Veshja legjendare e tij me flluska, fustani me flluska (1) (bubble dress), me fundin e fryrë si tullumbace me të cilën ai shkaktoi një ndjesi të paparë, është që nga viti 1954.
Në të njëjtën dekadë ai shpiku pret-a-porter (2), modën e rrobave elegante, jo të qepura enkas te rrobaqepësi, por të bëra në seri për t’u veshur çdo ditë.
Në vitin 1959 ai ishte në të vërtetë stilisti i parë që nisi modën e gatshme për veshje, në një koleksion për shitje në ”Printemps” në Paris. Kjo ishte një nga shpikjet e krijuesit vizionar, i cili do të mbetet përgjithmonë në historinë e modës.
Epoka Hapësinore (3) (Space Age), koleksioni i tij i vitit 1960 i frymëzuar nga hapësira, në epokën e garës për në Hënë, me veshje të bardha dhe forma gjeometrike është një paragraf i dytë historik i modës së tij.
Në atë koleksion ekziston një modë që ne ende e ruajmë sot midis ulje-ngritjeve, por ishte ai që e konceptoi atë: fustanet me prerje apo kominoshet shumë të ngushta të thurura, pantallona të ngushta lëkure dhe bluzat me mëngë ala lakuriq nate (4).
Për më tepër, Cardin filloi shndërrimin e asaj që moda do të kishte qenë në të ardhmen duke filluar me rrobat unisex (5), që injorojnë gjininë, me të vërtetë një revolucion për kohën kur moda e grave ishte lartësimi i formave.
Për burrat ai prezantoi xhaketat e kostumeve pa jakë (6), veshjen “cilindër” pa jakë që frymëzoi pamjen e parë edhe të ”Beatles”.
Dhe madje është shpikja e tij e pantallonave të ashtuquajtura ala cigare (7), thënë ndryshe tub, janë ende aktuale që nga vitet ’60.
Ai ishte gjithashtu i pari që paraqiti minifundin në një pasarelë (8) dhe shkaktoi një skandal në 1966 me skajin e tij të ngushtë dhe të çarë.
Në të njëjtin vit ai ishte i pari që nisi një koleksion të modës për fëmijë (9).
Në vitin 1968 ai qëndisi drita në një fustan të veshur për herë të parë nga Maryse Gaspard, muza e tij: ishte shpikja e një veshjeje të ashtuquajtur kinetike (10), me të vërtetë e paparë më parë në modë.
Mbi të gjitha, debutimi i tij ishte në 1946 duke modeluar kostumet fantastike të ”E bukura dhe bisha” e artistit, poetit dhe regjisorit Jean Cocteau, të cilin ai e kishte takuar në Paris.
Për vite të tëra Cardin ishte injoruar nga bota e modës, megjithatë ai mbeti një vizionar i guximshëm, një pionier./ a.jor.



























