Idriz Balani, skulptor i njohur, u bie këmbanave të alarmit për bustin e Fan Nolit në Durrës, i cili nuk është mirëmbajtur. Kjo e ka detyruar autorin që të kujdeset vetë për bustin.

Sot më 6 janar, kujtohet 139-vjetori i lindjes së Nolit, ndërsa autori i bustit thotë se Kisha Ortodokse e Durrësit jo vetëm që nuk e ka pranuar brenda rrethimit të saj por as nuk kujdeset për të. Fan Noli, meshën e parë në gjuhën shqipe e mbajti në Durrës.

“Nesër është 139-vjetori i lindjes së Fan Nolit, njërit prej figurave më të shquara të Kombit Shqiptar. Edhe pse busti i tij është fare pranë Kishës Ortodokse, e cila nuk e ka pranuar brenda oborrit të vet dhe në një prej nyjave kryesore të qytetit, për fat të keq nuk kujdeset apo mirëmbahet nga kurrkush. Si autor, jam kujdesur e kujdesem për pastrimin e tij dhe këtë e tregova edhe ditën e djeshme, që, pas larjes, e lyem me dyllë sipas procedurës. Respekt, nder e lavdi veprës së Fan Nolit!”, shkruan Idrizi Balani dhe ndan fotot e mëposhtme.

136328841_3900583766620570_8300969037551571864_o.jpg

135568840_3900583926620554_1981977906252146023_o.jpg