ATSH-ANSA/ – Janë 17 455 rastet pozitive me COVID-19 të regjistruara në Itali në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria italiane e Shëndetësisë.
Dje, rastet pozitive ishin 18 916.
Në 24 orët e fundit u raportuan edhe 192 vdekje shtesë, një shifër në rënie e krahasuar me dje që ishin 280.
Sipas të dhënave zyrtare, shkalla e pozitivitetit ka pësuar rritje, në 6,8%, në krahasim me djje që ishte 5,8%. / /ervo

























