Epedimiologui Ilir Alimehmeti mëngjesin e sotmën në një intervistë ka folur për situatën e pandemisë ne vendin tonë.
Ai ka treguar se riinfektimet në vend janë të pakta dhe kur ka janë me simptoma të lehta.
Ndër të tjera ai është shprehur se personat që kanë kaluar Covid-19 sipas një studimi janë të mbrojtur nga antitrupat, njësoj si ata që kanë marrë vaksinën kundër virusit.
“Riinfektimi është i mundshëm por me çfarë shohim riinfektimet janë të pakta, përgjithësisht të lehta. Studimi i parë erdhi nga Katari që bëri me 43 mijë vetë dhe na tregoi se ndër këta gjasat e riifektimit, kalimi i infeksionit të parë të ofronte të njëjtën mbrojtje njësoj si vaksina. Pati vetëm një rast të rëndë që nuk pati nevojë për terapi intensive por ishte situate klinike më e rëndë.
Nga krahu tjetër kemi të tjera studime, ku është studiuar popullsia e Austrisë. Shohim që mbrojtja nga infektimi i parë jep një efektivitet nga i dyti rreth 93 përqind, sërish e ngjashme me vaksinat. E njëjta njësi mbrojtëse dhe bën dhe sens sepse kështu e kemi parë dhe me sëmundje virale të tjera.”, u shpreh mjeku për “abc e mëngjesit”.


























