Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka qenë paraditen e sotme në Fier, ku ka nisur procesi i vaksinimit të mësuesve me vaksinën AstraZeneca. Sipas saj, mësuesit që nuk duan të vaksinohen, shkruajnë në formular se do e bëjnë në një moment të dytë.
“Të vaksinojmë këtë kategori që është e riskuar për shkak të punës që bën dhe meriton të ketë përparësi.
Nuk ka pasur një përqindje që të na alarmojë në këtë pjesë, sepse bëhet një klasifikim i mësuesve, gjendja shëndetësore, rekomandimet nga mjeu përkatës. Nëse do ta bëj vaksinën në një moment të dytë, e shkruan arsyen dhe kjo shikohet në një moment të dytë.
Të gjithë mësuesit ogranizohen nga drejtoritë arsimore, fshat më fshat dhe qytet më qytet”, tha ministrja.
Sipas përditësimit të fundit, 2664 mësues e kanë marrë deri tani dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, në disa qytete të vendit, ndërsa sot procesi ka nisur dhe në Fier.

























