/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se për ditën e hënë moti mbi vendin tonë parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites dhe kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore.

Në momentin e zhvillimit të vranësirave në relievet e larta malore do ketë reshje shiu të dobëta por nuk përjashtohet mundësia e shtrëngatave lokale dhe afatshkurtër. Mjegull, mjegullinë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore. Në orët e mesditës shkrirje graduale e dëborës në male.

Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në mesditë dhe pasdite. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-3 ballë.

Temperaturat parashikohen:      

QYTETETTemperaturat në °CSigla
Shkodër8/21diell pak re
Kukës4/18diell re
Lezhë7/20diell pak re
Dibër4/16diell re
Durrës8/20diell pak re
Tiranë8/21diell re
Elbasan7/21diell re
Berat4/22diell re
Vlorë8/20diell pak re
Korcë4/15diell re
Gjirokastër4/22diell re
Sarandë7/20diell pak re