Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet me alternime vranësirash kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites dhe kryesisht përgjatë relieveve kodrinore-malore. Më pas do të dominojë kthjellimi. Në momentin e zhvillimit të vranësirave në relievet e larta malore do të ketë reshje shiu të izoluara.
Mjegull, mjegullinë do të ketë në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore. Në orët e mesditës shkrirje graduale e dëborës në male.
Era parashikohet të fryjë me drejtim Juglindje-Veriperëndim 1-8 m/sek përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 12-15 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 6/21 | re diell |
| Kukës | 4/15 | re diell |
| Lezhë | 6/21 | re diell |
| Dibër | 2/15 | re diell |
| Durrës | 5/20 | re diell |
| Tiranë | 6/21 | re diell |
| Elbasan | 5/22 | re diell |
| Berat | 0/22 | re diell |
| Vlorë | 4/21 | re diell |
| Korçë | 1/13 | re diell |
| Gjirokastër | 1/23 | re diell |
| Sarandë | 5/20 | re diell |

























