ATSH/ Më shumë se 190 mijë vaksinime antikovid janë kryer deri sot nga nisja e fushatës së vaksinimit antikovid në vendin tonë.
Shifra u bë e ditur nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, e cila shprehet se “prej fillimit të fushatës së vaksinimit janë kryer në total 192 882 vaksinime”.
Vetëm ditën e sotme sot janë kryer 7386 vaksinime antikovid, në qendrat e vaksinimit dhe në qendrat shëndetësore në gjithë vendin. Në të gjithë vendin vijon vaksinimi masiv i gjysheve, gjyshërve dhe uniformave blu.