TIRANË, 9 prill/ATSH/ Kur kanë mbetur më pak se 10 ditë nga dita kur do të ulet për herë të parë avioni në Aeroportin e Kukësit, në Fletoren Zyrtare është publikuar vendimi për hapjen e Pikës së Kalimit Kufitar.
Hapja e Pikës së Kalimit Kufitar mundëson lëvizjen e qytetarëve.
Kryeministri, Edi Rama informoi një ditë më parë se aeroporti do të quhet “Aeroporti Ndërkombëtar Zayed-Flatrat e Veriut”.
Ndërkohë më herët ministria e Energjetikës dhe Infrastrukturës bëri të ditur se aeroporti do të kryejë fluturimin e parë më 18 prill. /j.p/



























