Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njëkohësisht kandidate për deputete e PS në qarkun Elbasan zhvilloi sot një bisedë me ikonat e muzikës popullore elbasanase Mehdi dhe Demir Zena.
“Është gjithmonë kënaqësi të takosh ikonat e muzikës popullore të Elbasanit, Mehdi dhe Demir Zena, thinjat fisnike dhe buzëqeshjen e ëmbël të të cilëve më kishte marrë malli t’i shoh nga afër” – shprehet Evis Kushi teksa ka publikuar një fotografi me vëllezërit e mirënjohur Zena.
Ndërkohë, ajo nënvizon se me vëllezërit Zena ka zhvilluar një bisedë të këndshme rreth aktualitetit.
“Si një elbasanase e rritur me këngët dhe zërin e tyre të veçantë që e do e gjithë Shqipëria, u ndjeva me të vërtetë mirë që gëzonin shëndet të plotë dhe zhvilluam një bisedë shumë të këndshme rreth sfidave aktuale që ka shoqëria e sotme. Faleminderit që na bëni gjithmonë krenarë”, – shprehet Kushi.


























