Bashkia e Belshit dhe Universiteti Bujqësor i Kamzës institucionalizuan bashkëpunimin mes tyre në fushën e bujqësisë, mjedisit, blektorisë,akuakulturës,agrobiznesit,agropërpunimit ,pylltarisë si dhe ruajtjen,menaxhimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të mjedisit,tokës bujqësore,pyjeve dhe liqeneve .

Rektori i Universitetit Bujqësor të Kamzës theksoi se nëpërmjet kësaj marrëveshjeje synohet shfrytëzimi sa më i mirë i informacionit shkencor , i infrastrukturës funksionale dhe intelektuale të Universitetit Bujqësor në shërbim të Bashkisë Belsh dhe komunitetit të saj .Në të ardhmen e afërt synohet të realizohen disa projekte të rëndësishme institucionale dhe bashkëpunime ndërkombëtare me interes reciprok .

Universiteti Bujqësor i Kamzës do angazhojë ekspertët e tij nē Bashkinë e Belshit në përputhje me nevojat që ka kjo zonë dhe përfitimet do të jenë reciproke.Me mjaft rëndësi për Bashkinë e Belshit është mbështetja që do i jepet nga Universiteti Bujqësor për kryerjen e studimeve për rajonalizimin e kukturave bujqësore ,studimi i nivelit të ndotjes së 84 liqeneve karstike të Dumresë dhe pasojat e tyre ne ujitjen e tokave,studimet mjedisore të zonës përgjatë lumit Devoll dhe hartimi i projektit për kthimin e tij në zonë kreative.

Gjithashtu Universiteti Bujqësor i Kamzës synon të kontribuojë me hartimin e projekteve për reabilitimin e kanaleve vaditëse dhe rezervuarëve ujitës në Bashkinë Belsh,hartimin e planit të menaxhimit të mbetjeve urbane me qëllim riciklimin dhe reduktimin e tyre si dhe hartimin e strategjive dhe studime për praktikat më të mira bujqësore në kultivimin e bimëve mjekësore dhe aromatike.

Ndërkaq falë bashkëpunimit institucional do hartohet projekti për krijimin e Parkut Rajonal të zonës së pyllit tē Dëshiranit dhe atij përgjatë rezervuarit të Thanës.Rektori i Universitetit Bujqësor të Kamzës ,Prof.Dr.Fatbardh Sallaku u shpreh se marrëbeshja e nënshkruar këtë mesjavë me Bashkinë Belsh është e para dhe më e rëndësishmja e këtij lloji në historinë 70 vjeçare të këtij universiteti .

Sipas Sallakut pas marrëveshjes me Belshin do synohet që marrëveshje të tilla të ketë me të gjitha Bashkitë e vendit tonë pasi Universiteti Bujqësor i Tiranës i ka të gjitha mundësitë të kthehet në një atraksion dhe të jetë universiteti më i preferuar i të rinjve për shkencën, dijen dhe profesionin pasi ky Universitet është vlerë për shoqërinë dhe ekonominë shqiptare.Rektori Sallaku ka bërē thirrje nga Belshi që maturantët të rregjistrohen në këtë Universitet pasi tregu vendas ka nevoja të shumta për profesionin e zooteknikut,agronomit , inxhinierit të pyjeve e plot profesione të tjera të cilat janë jetike për bujqësinë, blektorinë ,turizmin etj të cilat mund të fuqizojnë së tepërmi ekonominë dhe shoqërinë shqiptare.

Ndërkaq nga ana e tij z.Arif Tafani ,kryetar i Bashkisë Belsh e ka cilësuar marrëveshjen me Universitetin Bujqësor mjaft të rëndësishme pasi kjo Bashki aktualisht ka një zhvillim të vrullshëm jo vetëm bujqësor e blektoral por edhe në fushën e Agroturizmit .Sipas kryebashkiakut Arif Tafani ,ofrimi i mjaft shërbimeve të specializuara nga ana e Universitetit Bujqësor të Kamzës do ndikojnë në rritjen e standarteve të punës dhe të prodhimit në të gjitha kulturat e zonës së Dumresë ku përfshihet edhe Bashkia e Belshit.

Ne shpresojmë se kjo do ndikojë në fuqizimin e ekonomisë individuale dhe asaj lokale dhe kjo është mjaft e rëndësishme për të gjithë .Kështu që ne si pushtet vendor jemi të vendosur dhe të përkushtuar maksimalisht për të bërë gjithçka që Bashkia e Belshit edhe pse është një bashki e vogël të mund të krahasohet së shpejti me bashkitë e nivelit europian u shpreh kryebashkiaku i Belshit Arif Tafani .