/ATSH/ Shqipëria është një nga vendet në rajonin e Ballkanit me një nëntokë të pasur, ku nxirren, përpunohen e më pas eksportohen disa lloj metalesh dhe mineralesh, që nga hekuri, bakri, kromi apo nafta.
Në 3 muajt e parë të vitit 2021, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), eksporti i grupit ‘materiale ndërtimi dhe metale’ rezulton të ketë rritje vjetore prej rreth 2,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020.
Në vlerë absolute, për periudhën janar-mars (2021) eksportet e grupit ‘materiale ndërtimi dhe metale’, llogariten 15 miliardë lekë, nga 9,1 miliardë lekë që ishin për të njëjtën periudhë të vitit 2020, me një zgjerim prej 3.1 miliardë lekësh.
Eksportet me të larta, sipas INSTAT, janë drejt Italisë. Sipas të dhënave, mbi 4,7 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale kanë shkuar drejt vendit fqinj.
Eksportet e metaleve dhe materialeve të ndërtimit drejt Italisë u rritën përgjatë tre mujorit të 2021 me mbi 1,5 miliardë lekë, krahasuar me 3-mujorin e 2020-ës.
Edhe drejt Kosovës janë eksportuar mbi 2,5 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale ose 300 milionë lekë më tepër se sa në 3-mujorin e 2020-ës.
Sipas INSTAT gjatë periudhës janar-mars, 2021 u importuan 23,1 miliardë lekë materiale ndërtimi dhe metale. /j.p/

























