Jo më larg se para disa ditësh, u regjistrua një aksident tragjik me dy fatalitete në vendin e punës në vend. Dhe ne të gjithë kalvarin e ngjarjeve tragjike me pasojë humbjen e jetës në punë, vëmendja rikthehet tek pasiguria e punëtorëve në Shqipëri.
Komisioneri Kunder mbrojtjes nga Diskrimimimi thekson se diskriminimi në vendin e punës është mbi 50 % të cështjeve që ky institucion trajton, por pavarësisht ndërgjegjesimit e gjithë kjo ndodh për shkak se punëtorët janë të lodhur cdo ditë, dhe sindikatat nuk janë në nivelin që të mbrojnë të drejtat e puntorëve.
Komisioneri Gajda shtoi ndër të tjera se mungon manifestimi i duhur për mbrojtjen e ketyre te drejtat dhe ata sakrifikojnë cdo ditë, sidomos kur jeta e tyre mbyllet me fatkeqësi si humbja e jetës, apo demtime që i vuajnë gjithë jetën.
Parimisht ngritja e sindikatës vjen si nevojë jetësore. Ndërkohë që Komisioneri Gajda kërkon stimul për të siguruar kushte më të mira pune, paga dhe sigurimin e jetës për profesionet më të rrezikuara nga vetë natyra e punës. Edlira XHERRI



























