Skuadra e Liverpoolit ka marrë një fitore të madhe në javën e parafundit të sezonit në Premier League.

“The Reds” mposhtën 3 me 0 ekipin e Burnleyt në “Turf Moor”. Golat për ekipin e Jurgen Kloppit u shënuan nga: Firmino (43’të), Phillips (52’të) dhe Oxlade-Chamberlain (89’).

Me këtë fitore, Liverpooli ngjitet në vendin e katërt me 66 pikë, po aq sa ka edhe Leicester City në vendin e pestë, si dhe vetëm një pikë më pak se vendi i tretë, Chelsea (67).