Një grua 37-vjeçare në Afrikën e Jugut ka thyer rekordin për foshnje të lindura nga një shtatzëni e vetme.
Gruaja pretendon se ka pasur 10 fëmijë ndërsa mjekët gjatë ekos së bërë i kanë dalluar vetëm 6 bebe. Nëna Afrikane pretendon se ka lindur 10 fëmijë, 7 djem dhe 3 vajza nga një shtatëzani e vetme dhë të gjithë u krijuan në mënyrë natyrale.
Gosiame Thamara Sithole, besohet të ketë thyer rekordin për foshnje të lindura në një shtatzani të vetme- megjithëse kjo nuk është konfirmuar ende. Nëse është e vërtetë, ajo tani ka thyer rekordin e vendosur nga Halima Cisse nga Mali, e cila lindi nëntë fëmijë në një spital në Marok në muajin Maj.



























