ATSH-DPA/ – Prodhimi industrial gjerman ra papritur në maj, treguan të dhënat e Institutit Gjerman të Statistikave, Destatis.
Prodhimi industrial ra me 0,3% mbi bazë mujore në maj, i njëjti ritëm i rënies është parë edhe në muajin prill.
Ekonomistët kishin parashikuar rritje të prodhimit prej 0,5%.
Nga viti në vit, rritja e prodhimit industrial ra në 17,3% nga 27,6 një muaj më parë.
Duke përjashtuar energjinë dhe ndërtimin, prodhimi industrial ra me 0,5%.
Prodhimi i mallrave të konsumit tregoi një rritje prej 4,1% dhe prodhimi i mallrave të ndërmjetëm u rrit me 0,6 %.
Ndërkohë, prodhimi i mallrave kapitale ra 3,4%, prodhimi i energjisë ra 2,1% në maj, ndërsa ndërtimi u rrit 1,3%./ /os/



























