”Duke filluar nga e diela, nxënësit midis moshës 3 dhe 12 vjeç do të testohen për antitrupa kundër koronavirusit”, konfirmoi një zëdhënëse e Ministrisë së Arsimit.
Shërbimi fillimisht do të ofrohet në tre qytete në Izrael dhe dy vendbanime në Bregun Perëndimor të pushtuar.
”Gjithsej 250 000 fëmijë do të preken nga projekti”, tha ajo.
Ministria mendon se rreth 25 deri në 30 për qind e fëmijëve të prekur tashmë, janë shëruar nga koronavirusi dhe për këtë arsye kanë antitrupa.
Këta fëmijë nuk do të kishin më nevojë të hynin në karantinë nëse një rast i sëmundjes ndodh në klasë.
Numri i infeksioneve të reja të koronavirusit të raportuara në Izrael brenda një dite tashmë ka tejkaluar shifrën 3 000 për katër ditë rresht./ a.jor.



























