“Ministria e Drejtësisë, me hartimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Drejtësisë 2021-2025, ka synuar përmbushjen e detyrimit ligjor për udhëheqjen e një procesi gjithëpërfshirës përmes pjesëmarrjes së të gjitha institucioneve të pavarura të drejtësisë dhe respektimin e garantimit të pavarësisë së tyre përgjatë procesit”, tha ajo.

Gjonaj tha se “me qëllim rritjen e efektivitetit të sistemit të drejtësisë tashmë të reformuar dhe përqasjen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri me standardet më të mira evropiane, Ministria e Drejtësisë ka rakorduar në vijimësi punën për hartimin e kësaj Strategjie me kuadrin strategjik të të gjithë institucioneve të tjera të pavarura sistemit të drejtësisë”.

Strategjisë Ndërsektoriale ka në thelb sistemin e drejtësisë të pavarur, llogaridhënie, i aksesueshëm, transparent dhe efiçent që mbron të drejta e njeriut dhe i shërben shoqërisë sipas standardeve europiane.