Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu u shpreh sot se, nënat e reja që sjellin në jetë fëmijët e tyre në Maternitetin e Ri të Lezhës, kanë të garantuar shërbim mjekësor të kualifikuar, në infrastrukturë të standardeve bashkëkohore.

Manastirliu shtoi se 2,670 familje që janë gëzuar me fëmijë në Lezhë kanë përfituar edhe nga programi universal i bonusit të bebes për çdo të porsalindur

Ministrja theksoi se vijojnë pa u ndalur investimet për ndërtimin e materniteteve të reja edhe në Kukës, Berat dhe Tiranë.

“Si Dorina, Sonela dhe Lida, nënat e reja që sjellin në jetë fëmijët e tyre në Maternitetin e Ri të Lezhës, kanë të garantuar shërbim mjekësor të kualifikuar, në infrastrukturë të standardeve bashkëkohore. 2,670 familje që janë gëzuar me fëmijë në Lezhë kanë përfituar edhe nga programi universal i bonusit të bebes për çdo të porsalindur. Vijojmë pa u ndalur me investimet shëndetin e nënës dhe fëmijës, për ndërtimin e materniteteve të reja edhe në Kukës, Berat dhe Tiranë”, shkroi Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.