Rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik në Qafë Muzinë, pasi raportohet për 5 viktima dhe 1 të plagosur.
Aksidenti i rëndë ndodhi pak minuta më parë në rrugën Sarandë-Gjirokastër, ku një furgon me targa “AA 488 T” që drejtohej nga Bardhi Prodo humbi kontrollin dhe përfundoi në kanal.
Menjëherë një grup njerëzish bënë përpjekje për të ndihmuar personat që ishin në mjet, ndërkohë që në vendngjarje ndodhen ambulanca dhe policia.
Për shkak të aksidentit është krijuar trafik i rënduar në aksin Sarandë-Gjirokastër.

























