Kushi nënvizoi se gjatë takimit, bashkëbiseduesit  u ndalën tek sugjerimet që ka dhënë secili prej partnerëve për strategjinë e re të arsimit 2021-2026

“Në ambientet e Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë mirëprita përfaqësues nga Ambasada Franceze , Gjermane  dhe Spanjolle  në Tiranë, me të cilët diskutuam rreth zbatimit në vijim të marrëveshjeve për seksionet dygjuhëshe në arsimin parauniversitar”, u shpreh Kushi.

“Gjatë takimit,  u ndalëm tek sugjerimet që ka dhënë secili prej këtyre partnerëve për strategjinë e re të arsimit 2021-2026 dhe më konkretisht, për mësimin e gjuhës së huaj të detyruar në arsimin parauniversitar”, theksoi ministrja Kushi. /a.a/