Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shëngjin, ku një pushues ka humbur jetën.
Bëhet me dije se ka humbur jetën shteasi J.B, 76-vjeçar nga Kosova. I moshuari kishte hyrë në det për tu larë, ku ka ndërruar edhe jetë.
Nuk dihet ende nëse 76 vjeçari është mbytur, apo ka humbur jetën për shkaqe të tjera.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

























