Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka publikuar fotografinë e kabinetit të qeverisë Rama 3 duke shprehur mirënjohje për kryeministrin.

Xhaçka shprehu mirënjohje edhe për qytetarët që i dhanë votën për të qeverisur vendin për herë të tretë.

“#GatiPërShqipërinë. Mirënjohje qytetarëve shqiptarë për besimin që na dhanë si kurrë më parë për të qeverisur vendin për herë të tretë.

Mirënjohëse Kryeministrit Rama për vlerësimin për të vjuar në drejtimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, në një kohë plot sfida e mundësi të jashtëzakonshme për diplomacinë shqiptare. Një përgjegjësi e madhe për të bërë më të mirën për Shqipërinë”, shkroi Xhaçka.

Top Channel