“Vendimet e vështira të marra nga qeveria, të tilla si detyrimi i pasaportës së vaksinimit në vendin e punës, nuk kanë për qëllim kufizimin e lirisë, por rritjen e lirisë dhe takimit. Ne i kemi bërë këto masa për t’u rihapur”, tha Giorgetti.
“Është thelbësore t’i kthehemi mundësisë për të qenë të lirë, natyrisht me disa rregulla që duhen respektuar”, theksoi ai.
Ministri shtoi se “alternativa ishte që të rrezikojmë duke u kthyer pas, në situata që nuk do të donim t’i shihnim më kurrë”./ /ervo/



























