Një 27-vjeçare është plagosur mbrëmjen e sotme pasi ka humbur kontrollin e mjetit që drejtonte dhe është përplasur me barrierën anësore të rrugës.
Shtetësja me iniciale K.P. po drejtonte mjetin tip “Volkswagen “, ndërkohë që nuk dihet çfarë ndikoi që të humbiste kontrollin e mjetit. Sipas policisë, e reja është dërguar ne spitalin e Traumës, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 20:20, në aksin rrugor Milot-Mamurras, automjeti tip “Volkswagen ” me drejtuese shtetasen K.P., 27 vjeçe, banuese në Milot, ka humbur kontrollin e mjetit duke dalë nga rruga dhe përplasur me barrierën anësore.
Drejtuesja e mjetit është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Top Channel

























