Dy persona janë ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në Elbasan. A.Çollaku 50 vjec dhe L. Bitri 35 vjec kanë rënë në pritë sapo kanë zbritur nga mjeti I tyre në një pikë karburanti në hyrjen perëndimore të qytetit të Elbasani, aksin Elbasan-Metalurgji.
Dy persona kanë qëlluar me breshëri nga një mjet duke lënë të vdekur në vend L.Bitrin ndërsa Çollaku ndodhej në vdekje klinike,ku është dërguar në spitalin e traumës në Tiranë.
Autorët janë larguar me shpejtësi ndërsa në fshatin Balldren të Elbasanit është gjetur një automjet I djegur I cili dyshohet se u përket autorëve të krimit.
FNSH e RENEA kanë nisur krehjen e të gjithë zonës. Në të gjitha hyrjet e daljet e Elbasani janë ngritur postblloqe ndërsa kontrolle po zhvillohen edhe në qytet.
50 vjecari A. Çollaku nuk ishte I panjohu për policinë. Ai ishte dënuar më parë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe ishte ekstraduar nga Italia.
Pista paraprake e policisë ka të bëjë pikërisht me larjen e hesapeve të drogës.
E megjithatë ende nuk ka një informacion zyrtar për motivet e krimit të rëndë dhe as identifikimin e autorëve. Nderkohë që mëngjesin e sotëm efhe A.Çollaku ka ndërruar jetë.
Kryefaqja Elbasani Sot Atentati në Elbasan/ L.Bitri vdiq në vendngjarje, A.Çollaku humbi jetën sot...



























