ATSH/ Një grup ekspertësh të Laboratorit Rinor të Ballkanit Perёndimor do të hartojë “Udhërrëfyesin Kombëtar pёr Tranzicionin e tё Rinjve nga Shkolla nё Vendin e Punёs”.
Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, pjesë e grupit të ekspertëve shprehu sot domosdoshmërinë e krijimit të njё dokumenti strategjik për orientimin e karrierës së të rinjve pas përfundimit të shkollës.
Laboratori Rinor i Ballkanit Perёndimor ёshtё njё nismё 3-vjeçare qё implementohet nga Kёshilli pёr Bashkёpunim Rajonal (RCC) me mbёshtetjen e Bashkimit Evropian (EU).
E para në llojin e saj në Ballkan dhe me fokus tek punёsimi rinor, kjo iniciativё ёshtё bashkёrenduar me të gjitha ministritё e linjёs dhe organizatat rinore.
Nё kuadёr tё Laboratorit Rinor tё Ballkanit Perёndimor, grupi i ekspertёve pёr Shqipёrinё ka vendosur tё hartojё “Udhërrëfyesin Kombëtar pёr Tranzicionin e tё Rinjve nga Shkolla nё Vendin e Punёs”.
“Duke qenё se njё ndёr problematikat kryesore tё tё rinjve nё vend ёshtё mungesa e informacionit dhe orientimit për karrierën gjatё dhe pas pёrfundimit tё shkollёs, krijimi i njё dokumenti strategjik ёshtё i domosdoshëm. Kënaqësi të jem pjesë e këtij grupi që do të punojë për hartimin e këtij Udhërrëfyesi”, u shpreh Muzhaqi në një reagim. /j.p/


























