LLESHI: KËRKESAT NË RRITJE
Parandalimi dhe kujdesi që në stadet e shfaqjes së simptomave të para cilësohet si rruga më e mirë në trajtimin dhe shërimin e shumë sëmundjeve. E në këtë drejtim gjithnjë e më tepër në ditët e sotme po gjen përdorimi i bimëve mjekësore. Kjo për arsye se organizmi vepron shumë mirë ndaj vlerave natyrale kurative që ofrojnë këto bimë. Ekspertët e shëndetit pohojnë se efektet kurative të këtyre bimëve janë të shumëllojshme. Në një intervistë për Televizionin Skampa, mjeku alternative tregon më shumë rreth bimëve mjekësore dhe vlerat e tyre kurative.
Një përdorim të gjërë që me nisjen e pandemise Covid deri në këto momente ka njohur propolisi, madje Z.Lleshi shpegon edhe pse eshte kërkuar kaq shumë.
Ndër të tjera duhet theksuar se perdorimi i bimëve duhet marrë me sasinë e nevojshme, madje ka edhe raste kur nuk duhen perdorur.
Këto bimë mund të përdoren në formën e çajrave të bimëve të thara, lulet ose gjethet e këtyre bimëve. Një formë tjetër janë gjithashtu edhe ekstraktet e tyre alkoolike, në formën e macertateve. Tjetër formë janë shurupet e shumta që janë një përzierje e bimëve me ujin dhe sheqerin. Mund të përmendim këtu shurupet e shumta të propolisit apo tretësirat e tij alkoolike për efektet e tyre antiinfeksioze, rigjeneruese dhe imunostimuluese të organizmit të njeriut.
Edlira XHERRI



























