“Nuk u vjen e keqja ujësjellësave nga familjet në nevojë që janë edhe të mbështetura nga shteti për këtë. Kjo gjendje është në kufijtë e absurditetit”, tha Rama, në një takim me kryebashkiakët për analizën e performancës së sektorit ujësjellës – kanalizimeve.
Kreu i qeverisë paralajmëroi se Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës do të ndërhyjë menjëherë për të thyer tendencën, duke ndërtuar një proces ndërveprimi me partnerët dhe me kryetarët e bashkive dhe për të riorganizuar komplet të gjithë sistemin me themel.
“Kemi ndërmarrje ujësjellësi që nuk mbulon as a pagat, as sigurimet shoqërore dhe që mban me borxhe lista të tëra punonjësish. Kjo është pasqyra më dëshpëruese e papërgjegjshmërisë. Madje edhe Korça dhe Pogradeci që janë në një stad tjetër se kanë pasur shumë herë më shumë financime në të shkuarën si paguajnë dot kreditë. Por, këtu nuk jemi në kushtet kur po kërkojmë që ndërmarrjet të paguajnë vetë kreditë, por në kushtet kur po kërkojmë të ndalojë kjo hemoragji papërgjegjshmërie dhe të ndryshohet ky film që vazhdon me kosto për shtetin dhe qytetarët”, tha Rama. /a.a/



























