Po merr formë mekanizmi i parë, i konsideruar një “Kalë Troje”, që do të bëjë të mundur përcjelljen e drejtpërdrejt të ilaçeve në tru, për të ndaluar degjenerimin e sistemit nervor qendror.
Vështirësia kryesore në trajtimin e sëmundjeve të sistemit nervor qendror është aftësia për të kapërcyer barrierën gjak-tru, që mbron trurin, duke rregulluar kalimin e substancave nga qarkullimi i gjakut.
Për të kapërcyer këtë pengesë, studiuesit e Universitetit shtetëror të Milanos kanë optimizuar nanogrimcat që janë në gjendje të bartin kolesterolin në tru, një molekulë që ka një efekt terapeutik për sëmundjen e Huntington-it, një formë e rrallë neurodegjenerimi që ndodh në moshën e rritur me një kurs fatal pas 15-20 vjetësh.



























