Lajmi bëhet i ditur nga bashkia Gjirokastër, e cila njofton se strukturat përkatëse kanë ndërhyrë në rehabilitimin e mureve mbajtëse për të evituar erozionit, gjatë stinës së dimrit.
“Strukturat e Bashkisë Gjirokastër ndërhyjnë për rehabilitimin e mureve mbajtës, përgjatë segmenteve rrugore dhe evitimin e problematikave të erozionit, gjatë stinës së dimrit. Punonjësit e Drejtorisë së Shërbimeve Publike po mirëmbajnë muret e gurta, përgjatë rrugëve të brendshme në lagjet “Manalat”, “Partizani”, etj. Punimet e kryera shmangin rrëshqitjet e tokës dhe bllokimin e segmenteve rrugore, në këto zona të qytetit, gjatë stinës me mot të keq”, thuhet në njoftimin e bashkisë.
Po ashtu, ditë më parë, bashkia Gjirokastër ka vazhduar investimet për rehabilitimin e rrjetit të kolektorëve të ujërave të ndotura, në zona të ndryshme të qytetit.



























