epa08931994 A vial of the first batch of Covid-19 vaccine by Moderna arrives in to the Movianto company in Oss, the Netherlands, 11 January 2020. It is the second vaccine after the BioNTech-Pfizer Covid-19 vaccine that has been approved in the EU. EPA/ROB ENGELAAR

Ugur Sahin, themeluesi gjerman i Biontech, një prej prodhuesve të parë të vaksinave kundër koronavirusit në botë, ka specifikuar planet e investimeve të kompanisë në qytetin e Mainz.

“Pasi të jetë zbatuar gjithçka, Biontech do të ketë investuar më shumë se 1 miliardë euro (1.13 miliardë dollarë) në kryeqytetin e Rheinland-Pfalz”, njoftoi sot Sahin.

“Biontech do të nisë punën në seksionin e parë të kazermës ngjitur me selinë e saj në Mainz pas rreth gjashtë javësh, në fillim të vitit 2022. Laboratorët e rinj dhe hapësira e zyrës do të ndërtohen atje”, shtoi Sahin.

Pjesa tjetër e punës do të zhillohet në ish kazermën ‘Bundeswehr’ e cila do të vihet në dispozicion për kompaninë në fillim të vitit 2023. Pastaj do të kemi dy herë më shumë hapësirë “, tha Sahin.

“Gjithsej janë planifikuar 10 ndërtesa të reja, ose janë në ndërtim e sipër në të gjithë qytetin e Mainz. Duhet të krijohen një kampus për shkencën dhe një mini kampus për administrimin”, shtoi ai.

“Prodhimi i vaksinave ende është duke u zgjeruar në qytetin universitar të shtetit federal gjerman Marburg, në veri të Frankfurtit. Pjesa më e madhe e prodhimit komercial do të mbetet atje”, shpjegoi themeluesi i Biontech.