E dimë që ndonjëherë s’mund t’i rezitojmë urisë së darkës edhe pse jemi të vetëdijshëm që s’duhet ta bëjmë. Të gjithë e njohim atë momentin kur të hahet aq shumë sa gjëja e fundit që mendon është shtimi në peshë. Ok, ju ndjejmë, por nëse do ta bëni mëkatin të paktën mos e bëni me asnjë nga ushqimet më poshtë.
Ushqimet pikante: Këto ushqime kërkojnë shumë energji që të treten dhe gjatë gjumit ky proces vështirësohet edhe më. Bëjini një nder vetes dhe shmangeni barkun e fryrë!
Çokollatat – Përshpejtojnë metabolizmin, kanë kafeine dhe mund t’ju lënë zgjuar. Alkooli – Nëse s’doni të kaloni një natë të tmerrshme për shkak të gjumit që ndërpritet herë pas here.
Sufllaqe & Co – Për të mos u penduar dhe mallkuar veten të nesërmen. Të vështira për t’u tretur. Brokoli – Përmban një lëndë (triptofan) që ndikon në mbajtjen zgjuar të trurit. Nëse s’doni të mendoni gjatë, lëreni brokolin për nesër.
Embëlsira – Përmbajnë sheqernat më të këqija që mund të merrni para se të flini. Pijet me gaz – Përmbajnë aciditet, kafeine dhe sheqerna që ju pengojnë gjumin.
Çokollatat – Ato dihet se përshpejtojnë metabolizmin, plus që kanë kafeinë dhe mund t’ju lënë pa gjumë. Alkooli – Nëse nuk doni të kaloni një natë të keqe për shkak të gjumit që ndërpritet herë pas here, thjesht mos e provo.



























